Skip to main content

PËRALLA-Dreri dhe luani

Dreri dhe luani

Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim.

Shpeshherë miqtë, te cilët kemi dyshim, na shpëtojnë prej rrezikut, kurse na tradhëtojnë ata, te të cilët kemi besim të madh.

Comments

Popular posts from this blog

PËRALLA - Si e humbi lepuri bishtin

Dikur lepujt kishin bisht të gjatë. Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq. - Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? - e pyeti lepuroshi. - Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë. Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë. Që prej ...

Si t'i largoni fëmijët nga teknologjia

Teknologjia ka efekte të shumta negative në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijëve prandaj është e rëndësishme që ne të kujdesemi në mënyrë që ti mbajmë sa më larg fëmijët nga këto pajisje. Disa mënyra se si të largoni fëmijët nga pajisjet teknologjike janë; Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund t’i përdorin tabletat apo të luajnë video lojra dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Ndani kohë për të përdorur pajisjet teknologjike për shembull gjatë kohës kur jeni duke përgatitur ushqimin, mirëpo kur hani darkë shmangni këto pajisje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre. Lexoni Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës su...

PËRALLA-Flokarta dhe tre arinjtë

Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim. Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël. Të tre arinjtë kishin shkuar për të bred...