Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2018

PËRALLA-Dreri dhe luani

Dreri dhe luani Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete: I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim. Shpeshherë miqtë, te cilët kemi dyshim, na shpëtojnë prej rrezikut, kurse na tradhëtojnë ata, te të cilët kemi besim të madh.

PËRALLA-Gjuetari i shpezeve

Një gjuetar shpezësh ngrehu kurthin për kojrila dhe e shikonte prej së largu se a do të zërë gjë. Kur në kurth, bashkë me kojrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkë me to. Kur lejleku filloi t'i lutet që të mos e vrasë, kude i thënë se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për njerëzit, por përkundrazi është edhe i dobishëm për ta, sepse kap e zhduk gjarpërinjtë dhe rrëshqitësit e tjerë, gjuetari i tha: Megjithëse nuk je i dëmshëm për ne njerëzit, prapëseprapë e meriton dënimin, sepse je shoqëruar me të këqinjtë. Prandaj, edhe ne njerëzit duhet t'i shmangemi shoqërimit me të këqinjtë, që të mos duket se marrim pjesë në punët e tyre të këqia.

PËRALLA-Flokarta dhe tre arinjtë

Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim. Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël. Të tre arinjtë kishin shkuar për të bred...

PËRALLA- Kësulëkuqja

Në një fshat gazmor të vendosur buzë një pylli, jetonte një vogëlushe e hirshme me nënën e vet. Ishte shumë e bukur. Kishte një fytyrë të trëndafiltë porsi një mollë, sy të kaltër si qielli i pranverës dhe flokë kaçurrela e të verdhë si gruri i pjekur. Përtej pyllit banonte gjyshja e saj, një plakë simpatike, që e donte shumë të mbesën, së cilës, kur mbushi shtatë vjeç, i kishte dhuruar një mantel fort të bukur me një kapuç të kuq. Sa herë që dilte nga shtëpia, vogëlushes i pëlqente ta vishte atë, prandaj gjithë banorët e fshatit ia ngjitën emrin Kësulkuqja. Sapo mbaronte punët e shtëpisë, vajza vraponte në pyll, ku jetonin kafshë të vockëla, me të cilat kishte miqësi. Çdo mëngjes herët ajo i merrte me radhë për të parë nëse kishin ushqim të mjaftueshëm, nëse putra e ketrushit ishte shëruar dhe nëse lepurushët kishin pushuar së bezdisuri iriqin plak. Në një mëngjez pranvere, një lepurush i bardhë arriti duke gulquar te shtëpiza e Kësulëkuqes dhe i tha: - Më dërgoi gjyshj...

PËRALLA - Si e humbi lepuri bishtin

Dikur lepujt kishin bisht të gjatë. Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq. - Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? - e pyeti lepuroshi. - Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë. Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë. Që prej ...