Çdo fëmijë i kësaj grupmoshe ka bioritmin e tij ditor dhe sistemin e tij të ushqimit. Shkencëtarë të shumtë me punimet e tyre kanë dëshmuar se fëmijët nga mosha 3 vjeçe deri tek mosha parashkollore bëjnë seleksionimin e ushqimeve të ndryshme e me këtë rast krijojnë dhe aversion ndaj këtyre ushqimeve. Të gjitha këto duke shikuar prindërit e tyre, të cilët në tavolinat e tyre largojnë apo imponojnë ndonjë grup apo lloj të ushqimeve. P.sh. nëse një nënë ka aversion ndaj kërpudhave, atëherë ajo me apo pa vetëdije largon nga menyja kërpudhat. Gabim katastrofal! Kërpudhat janë zëvendësim ideal për mishin dhe janë proteinë me prejardhje bimore. Definitivisht janë zëvendësim për mishin të cilat përmbajnë të gjitha yndyrat sikurse dhe mishi dhe janë shumë më të shëndetshme se mishi. Fëmijët shprehitë e ushqimit dhe kulturën e të ushqyerit e marrin pikërisht në këtë moshë. Sistemi i tyre imunitar formohet mu në këtë moshë. Pavetëdije shprehitë tona ndaj ushqimit i përcjellim tek ata, Si du...